Vëllai i Shaqirit në Prishtinë për t’ia sjellë Kosovës Hadergjonajn

Erdin Shaqiri, vëllai i futbollistit të famshëm shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqirit, ka mbërritur në Prishtinë për ta, siç raportohet, ndërmjetësuar kalimin e Florent Hadergjonajt në ekipin kombëtar të Kosovës.

Erdini është parë në një kafene në kryeqytet duke pirë kafe me menaxherin Gëzim Ibrahimi të hënën, në ditën kur Kosova e nis fushatën historike në kualifikimet për Kampionatin Evropian, transmeton Gazeta Express.

Vëllai i yllit të Liverpoolit tani ka një kompani që merret me transferimin e futbollistëve. Ai përveç që është menaxher vëllait të vet, Xherdan Shaqirit, nën menaxhim e ka edhe mbrojtësin e Huddersfieldit, Florent Hadergjonajn.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që presidenti i FFK-së Agim Ademi ka zhvilluar takim me Shaqirin, për të finalizuar detajet rreth ardhjes së Florent Hadergjonaj te Kosova.

Ndërsa Gëzim Ibrahimi, që po ashtu punon si menaxher në kompaninë Footuro, ka ardhur për të diskutuar rreth prurjeve të reja te “Dardanët”.

Të dy pritet të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Bullgari.

TAGS