Vëllai i Valon Berishës, Vetoni nënshkruan me këtë skuadër

Vëllai i Valon Berishës, Vetoni nënshkruan me këtë skuadër

Veton Berisha, vëllai i Valon Berishës, ka nënshkruar sot kontratë me klubin norvegjez SK Brann.

Klubi norvegjez Brann ka arritur marrëveshje me Rapid Viennan për transferimin e 24-vjecarit Veton Berishës, i cili qysh të premten ishte fotografuar qytetin norvegjez Bergen, ku luan klubi Brann, raporton Gazeta Express.

Ende nuk dihet se për sa vjet ka nënshkruar kontratë Berisha apo se sa për cfarë shume u transferua nga klubi austriak.

Anësori i majtë i ka zhvilluar 17 ndeshje në këtë sezon të Bundesligës, gjatë së cilave i ka shënuar tri gola dhe e ka asistuar një tjetër. Berisha luan për ekipin kombëtar të Norvegjisë, për të cilin i ka bërë katër paraqitje. /Gazeta Express/

TAGS