Vëllai polic i doli në përgjimet e BILD, prokuroria kërkon burg për Pajtim Agën: Trafikant droge!

Vëllai polic i doli në përgjimet e BILD, prokuroria kërkon burg për Pajtim Agën: Trafikant droge!

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për të ndaluarit në operacionin ‘Tranzit’, ku mes të prangosurve ishte dhe vëllai i ish- shefit të qarkullimit në Dibër Robert Aga, i njëjti person i cili doli në përgjimet e BILD për shit-blerjen e votave.

Prokuroria ka kërkuar burg për Pajtim Agën me argumentin se është i përfshirë në trafikun e drogës së llojit çokollatë, ku para pak ditësh policia arriti të sekuestrojë rreth 33 kg të kësaj lënde narkotike.

Droga ishte siguruar në Greqi dhe më pas kishte kaluar në Shqipëri përmes kufirit nga Konispoli. Operacioni u krye më 18 janar dhe në pranga ranë 7 persona. Mes të ndaluarve ishte dhe vëllai i efektivit të policisë që doli në përgjimet e BILD. Një ditë më vonë, Robert Aga u përjashtua nga detyra si drejtues në policinë e Dibrës.

Të arrestuarit
Edmond Rajta
Pajtim Aga
Shkëlzen Mazari
Devis Mija

Fatjon (Paulin) Dodaj
Marsida Piperi
Arjet Halilaj