Alsat 2019-11-20T13:14:06+01:00
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit e cila pranoi ankesën e ish prokurores Katica Janevës duke ia zëvendësuar asaj masën e paraburgimit me arrestin shtëpiak. Nga kjo parti theksojnë se sistemi i drejtësisë funksionon me standarde të dyfishta dhe se qeveria me ndikimin e saj në gjyqësor po mundëson ikjen nga përgjegjësia penale.
“Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit e cila pranoi ankesën e ish prokurores Katica Janevës duke ia lejuar asaj arrestin shtëpiak.Theksojmë se ka patur dhjetëra raste të të burgosurve shqiptar për raste të montuara politike, ndaj të cilëve po e njëjta Gjykatë ka refuzuar të jep masën e arrestit shtëpiak. E rikujtojmë opinionin se Gjykata e Apelit vendosi në mënyrë të padrejtë edhe për rastin e Feta Alimit, e cila disa herë refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse që Feta Alimi të dalë nga paraburgimi dhe të jetë në arrest shtëpiak”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASH-së.
Loading…