Vendimi i parë i Piolit – e lë rezervë yllin e Milanit

Vendimi i parë i Piolit – e lë rezervë yllin e Milanit
17:12 | 22 Tetor 2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është gati të ulë në bankinë Suson, emri i të cilit ka shkuar viral në Itali në Twitter, me hashtagun #SusoOut.

Suso ishte cak i kritikave nga tifozët e Milan për barazimin 2:2 kundër Lecces, në ndeshjen e parë të Piolit në krye të skuadrës.

‘Tuttosport’ shkruan se trajneri Pioli seriozisht është duke menduar të ulë në bankinë spanjollin në sfidën kundër Romës në fundjavë.

Gazeta thotë se transferimi i ri, Ante Rebic mund të luajë në të djathtë në skemat 4-3-3 dhe 3-4-2-1.

Alternativë tjetër është Hakan Calhanoglu, i cili mund të konsiderohet si 10-tësh pas Krzysztif Piatek dhe Rafael Leao në 4-3-1-2./Lajmi.net/

TAGS