Vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës për parandalim të COVID-19, pezullohet puna në të gjitha çerdhet

Vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës për parandalim të COVID-19, pezullohet puna në të gjitha çerdhet

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19.



Në kuadër të këtyre masave, Qeveria ka paraparë të pezullojë veprimtarinë e çerdheve publike e private.

“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim që bartja e maskave për fytyrë mbetet obligative për të gjithë qytetarët në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe mbajtja e distancë fizike prej 2m në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre.