31 Janar 2019 / 14:15
Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë Lubomir Joveski sot ka mbajtur takim pune me Katica Janevën. Gjatë mbledhjes është diskutuar për mendimin juridik të miratuar në seancën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë me të cilën është vërtetuar se “ Prokuroria Speciale Publike mund të ngrejë padi apo të urdhëroj ndalimin e procedurës hetimore në periudhën jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve nga kompetencat e saja”.
Gjatë takimit Joveski-Janeva janë shqyrtuar mundësit për veprimin e mëtejmë të PSP-së. Në këtë kontekst, Joveski dhe Janeva kanë arritur pajtim që veprimi mbi këto lëndë të vazhdoj në pajtim me procedurat pozitive ligjore.
Loading…