Vendimi më i keq i Grizmanit, sul.muesi po mendon të largohet nga Barcelona!

Aventura e Antuan Grizmanit te Barcelona mund të jetë në krizë që tani. Sulmuesi francez, i blërë nga blaugranat në verë nga Atletiko Madrid, nuk është aspak i lumtur me gjendjen e tij te skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde dhe duket se do kërkojë të ndryshojë ambiet verën e ardhshme. Lajmin e konfirmon “El Chiringuito”.

Në fakt, zërat për një gjendje aspak të mirë të francezit në Katalonjë janë shtuar shumë javët e fundit, pasi impakti i sulmuesit të Francës nuk ka qenë aspak ai i duhuri, pavarësisht 120 milionë eurov që Barcelona derdhi duke paguar klauzolën për ta shkëputur nga Atletiko. Mediat spanjllove raportojnë se dhe marrëdhënia e tij me Mesin nuk është e mirë, duke qenë se argjentinasi kishte shpresuar në rikthimin e Nejmarit.

(Balkanweb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/