“Vendimi për ndeshjen Bylis-Tirana do të merret pas datës 22 korrik”, kryetari i Komisionit të Etikës: Për hetim penal…

“Vendimi për ndeshjen Bylis-Tirana do të merret pas datës 22 korrik”, kryetari i Komisionit të Etikës: Për hetim penal…

Kryetari i Komisionit të Etikës Fatmir Braka deklaroi se seanca e radhës në lidhje me hetimin për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë Bylis-Tirana 2-1 do të zhvillohet në datën 22 korrik, ora 14:00.



Pas seancës së sotme, ku dëshmuan përfaqësuesit e klubit bardheblu, Braka shtoi se seanca u zhvillua normalisht dhe se vendimi përfundimtar do të merret pas datës 22 korrik. Ai shtoi se nuk ka informacione nëse dhe sa është shumë e vendosur për ndeshjen Bylis-Tirana.

“Ishte një seancë më se normale. U pyetën përfaqësuesit e Tiranës, duke filluar nga presidenti deri te lojtarët. Mund ta quajmë frytdhënëse sepse u zhvillua normalisht.

Premisat janë që hetimit të vazhdojë. Seanca tjetër do të jetë në datën 22, ora 14:00. U kërkua nga presidenti Halili të paraqesë të gjithë deklaratat e tij. Ne ia dhamë këtë mundësi. Mbas kësaj date merret vendimi.

Nuk mnd ta them. Ky është një vendim kolegjial. Komisioni do të vazhdojë punën normalisht. Nuk mund ta them unë se kur do të merret vendimi.

Jemi në fazën që po bëjmë një hetim administrativ, nëse komisioni vendos që do të ndiqet penalisht. Po të flasim për prova, e kemi paragjykuar çështjen. Në fund të shikojmë se çfarë do të ndodhë.

UEFA nuk vendos çfarë masash duhet të merren. UEFA dërgon materiale udhëzuese për çdo ndeshje. Informacioni i UEFË-s do të shqyrtohet së bashku me hetimin tonë administrativ. Nuk është vetëm materiali i UEFA-s

Nuk ka të dhëna për shumën e vendosur në baste. Ka një informacion nga UEFA që diçka nuk shkon, por nuk mund të flasim tani se çfarë ka ndodhur”, deklaroi kryetari i Komisionit të Etikës Fatmir Braka, shkruan PanoramaSport.

TAGS