11 June 2018 / 16:44
Hidhet gur-themeli për kufirin Bellanoc-Stançiq mes Maqedonisë dhe Kosovës. Edhe pse nuk dihet afati konkret kur pritet të përfundojë objekti i integruar kufitar, euro ambasadorët në Kosovë dhe Maqedoni e vlerësuan hapjen e kufirit si nevojë e përditshme e qytetarëve por në të njëjtën kohë edhe vlerë Evropiane. Zëvendëskryeministrat e dyja vendeve, Bujar Osmani dhe Enver Hoxhaj vlerësuan se gur-themeli i kufirit do të lehtësojë qarkullimin mes dyja vendeve. Kufiri Bellanoc-Stançiq fillimisht do të hapet si kufi vetëm për lëvizje ndërsa më pas edhe për automjete që transportojnë mallra.