31 August 2018 / 15:24
Numëratori i paralajmëruar një kohë të gjatë, më në fund është vendosur në “Portën Maqedonia”. Për momentin punohet në pjesën teknike, shprehet zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, por pa treguar se kur saktë do të fillojë të punojë. Ai shtoi se varet nga rastet gjyqësore të cilat janë duke u zhvilluar.
Do të publikohen mjetet financiare që do të kthehen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë nga proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar, kuptohet, kur të njëjtit do të përfundojnë. Një pjesë e parave në njëfarë mënyre janë kthyer në arkën e buxhetit. Për momentin, po rregullohen çështjet teknike të numëratorit, ndërsa lidhur me atë se kur do të fillojë të tregojë shifrat, duhet të pritni edhe pak- deklaroi Mile Boshnjakovski,
Për vendosjen e numëratorit apo Ekranit elektronik ku do të prezantohen të dhënat me karakter informativ, siç tha zëdhënësi i Qeverisë, janë marrë të gjitha lejet. Kryeministri Zoran Zaev si qytetar ka kërkuar leje për vendosjen e numëratorit të cilin e ka blerë me mjete personal dhe i njëjti ka kushtuar 7000 euro.
Vendosja e këtij numëratori prapa meje në “Portën Maqedonia” u përmend edhe në fjalimet para zgjedhjeve personalisht nga kryeministri Zaev. Ai premtoi se nëse vjen në pushtet, të gjitha paratë që në të kaluarën janë fituar në mënyrë joligjore dhe korruptive do të konfiskohen ndërsa shuma do të tregohet në këtë tabelë”.
Sipas informacioneve, kur të gjitha paratë e fituara në mënyrë të dyshimtë do të kthehen në arkën e shtetit, atëherë numëratori do të bëj matjen e temperaturës në Qendër të Shkupit ose mund të përdoret edhe si orë e qytetit. Qeveria saktë para një viti filloi procesin e konfiskimit të pronës së fituar në mënyrë ilegale. Ekspertët janë skeptik se nuk është e lehtë të kthehen paratë e shtetit pa gjyqësor të lirë dhe të reformuar.
Ile Spasevski