Venko Filipçe është ylli i ri në qeveri, i la në hije të gjithë ministrat, madje dhe kryeministrin

Venko Filipçe është ylli i ri në qeveri, i la në hije të gjithë ministrat, madje dhe kryeministrin

Sashe Ivanovski

Duhet që ta pranoj se Venko FIlipce ka nisur shumë keq, ka pasur një fillim shumë të keq, por këtyre ditëve po shkatërron, po mban pres konferenca të rëndësishme në çdo ditë të Zotit, frikë dhe ankth është për gazetarët, u mbytëm duke i ndjekur aktivitetet e tij, promocionet, prerjen e lentave, donacioneve, madje nisi edhe vet të operoje me disa teknika revolucionare në trajtimin e goditjeve në tru me të cilat po shpëtohen jetë njerëzish.

Shumë shpejtë për disa muaj ai do ta lë në hije tërë qeverinë, madje edhe kryeministrin dhe kjo është mirë!

Pasi që qeveria në vetvete ka disa individ të cilët janë prezent me punën e tyre në medie, këtu janë Zaev, pastaj Tevdo, Mila Renata, Radmila, Koco, Bujar, Makraduli dhe Dimitrov.

Shpresoj se në të ardhmen shembullin e Venkos do ta ndjekin edhe ministrat tjerë të cilët deri më tani thuajse askund nuk gjendet, disave edhe emrin nuk ia dimë ende, megjithatë Venko është një befasi e këndshme, pasi që shëndetësia është njëra prej dobësive të këtij shteti dhe është mirë që të kemi ministër i cili ka njohuri dhe energji për të ndryshuar diçka.