Vesa Luma pozon me veshje kombëtare për 28 nëntor

Me rastin e festës së 28 nëntorit, shumë prej yjeve shqiptarë nuk kanë hezituar që të shprehin urimet e tyre për këtë festë.

Shumë nga ata madje edhe kanë realizuar fotografi me motive kombëtare, për të treguar atdhedashurinë e tyre.

Këngëtarja Vesa Luma është njëra ndër to, e cila me rastin e festës së flamurit ka pozuar me veshje kombëtare.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Luma shfaqet mjaft tërheqëse në veshjen tradicionale shqiptare.

Njëlloj duket edhe djali i saj, Lian, i cili është fotografuar me tirq dhe plis në kokë, i buzëqeshur pranë nënës së tij.

Lexo po ashtu:

“Urime festën e 28 nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen”, ka qenë urimi i Vesës në mbishkrimin e këtij imazhi.

Ndërkohë, komentet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e këngëtares nuk kanë munguar!

Kujtojmë që muaj më parë, ajo u rikthye në Prishtinë bashkë me djalin e saj dhe bashkëshortin, ndërsa do të qëndrojnë në trevat shqiptare deri në mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

TAGS