Veseli dorëzon kallëzim penal për personat që ia përmendën emrin në aferën e fajdeve

Veseli dorëzon kallëzim penal për personat që ia përmendën emrin në aferën e fajdeve

Kryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka deponuar kallëzim penal për një grup mashtruesish e fajdexhinjve që ia përdorën emrin në veprimtaritë e tyre.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka thënë se do t’i shkojë deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale.

“Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Lexo po ashtu:

Ndërkaq, sot gjatë një konferencë për media, Veseli ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me këtë rast dhe as me personat e përfshirë në këtë rast, ndërsa u shpreh se do të kërkojë hetim të plotë.

Lexo po ashtu:

“Emri im është keqpërdorur në një akt kriminal të mashtrimit. Kur të dalë e vërteta e kësaj, atëherë dikush duhet të japë llogari penale dhe institucionale. Pavarësisht a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë, ose politikës”, tha Veseli./Telegrafi/

TAGS