Veseli kërkon të bëhet e pamundura për shpëtimin e jetës së qytetarit nën rrënojat e “Adriatikut”

Veseli kërkon të bëhet e pamundura për shpëtimin e jetës së qytetarit nën rrënojat e “Adriatikut”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka  cilësuar të trishtueshëm lajmin për shembjen e Hotel “Adriatikut” në Mitrovicë dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikëqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik’.

Postimi i plotë i Veselit:

“I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë. Kërkoj nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë. Inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

TAGS