Veseli: Marrëveshja Maqedoni-Greqi, krijon klimë të mirë për zgjidhjen e kontesteve tjera rajonale

​Kryeparlamentari Kadri Veseli u është bashkuar liderëve të tjerë të Kosovës në reagimet pozitive për miratimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti i Greqisë.

“Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek dhe atë maqedonas, Greqia dhe tanimë Republika e Maqedonisë Veriore i japin fund problemit tredekadësh të emrit. Pas shumë luftërave e kontesteve, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më afër garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë sesa tash”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek dhe atë maqedonas, Greqia dhe tanimë Republika e Maqedonisë Veriore i japin fund problemit tredekadësh të emrit.

Pas shumë luftërave e kontesteve, Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më afër garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë sesa tash. Kjo marrëveshje krijon një klimë të mirë për zgjidhjen e kontesteve tjera rajonale.

Kosova duhet ta kapitalizojë këtë momentum dhe në bashkëpunim me ShBA-të dhe BE-në të arrijë një marrëveshje të përhershme me Serbinë. Vetëm kështu brezave të ardhshëm mund t’u garantojmë paqe, siguri e zhvillim. /Telegrafi/

TAGS