Veseli me bashkëshorten në “Fadil Vokrri”, mbështetje maksimale për Kosovën

Veseli me bashkëshorten në “Fadil Vokrri”, mbështetje maksimale për Kosovën
18:51 | 17 Nentor 2019

Kadri Veseli me bashkëshorten e tij, Violetën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fotot: Facebook

Kreu i PDK-së, Kadri  Veseli po e përcjell në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, së bashku më bashkëshorten e tij, Violetën, është duke e përcjellë nga afër ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se është në përkrahje të kombëtares së Kosovës, ku siç tha ai, djemtë e kësaj kombëtare “gjithmonë na bëjnë krenarë”, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Me djemtë tanë të mrekullueshëm, që gjithmonë na bëjnë krenarë.

Festë e jashtëzakonshme në “Fadil Vokrri”. /Lajmi.net/

TAGS