Veseli: Muzeu i Historisë së Natyrës synon që të mbrojë dhe ruajë koleksionet e natyrës së Kosovës

Veseli: Muzeu i Historisë së Natyrës synon që të mbrojë dhe ruajë koleksionet e natyrës së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin Kujtim Gashi kanë vënë gurthemelin e Muzeut të Historisë së Natyrës.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se ky muze synon që të mbrojë dhe ruajë koleksionet e natyrës së Kosovës.

“Një hap shumë i rëndësishëm sot për shkencën dhe arsimin e Kosovës. Bashkë me Ministrin Kujtim Gashi, vendosëm gurin e themelit të Muzeut të Historisë së Natyrës. Ky muze synon që të mbrojë dhe ruajë koleksionet e natyrës së Kosovës, të shërbejë si një qendër studimore për shkencëtarët e fushës, si dhe të kontribuojë në programet arsimore dhe edukative për natyrën. Vetëm duke investuar më shumë në shkencë dhe arsim, mund ta përmirësojmë cilësinë e burimeve tona njerëzore dhe të zhvillojmë ekonominë në vend”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli./Telegrafi/

TAGS