Veseli ndryshe prej Thaçit vendos diçka tjetër si mbishkrim në këmishë

Veseli ndryshe prej Thaçit vendos diçka tjetër si mbishkrim në këmishë

Logon e PDK-së të qëndisur në këmishë e mbante Kadri Veseli, dje gjatë konferencës me gazetarë. Me stil të ri kryeparlamentari në dorëheqje u paraqit në kohën kur vendi vetëm sa s’ka hyrë në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë një gjest të ngjashëm me presidentin Hashim Thaçi. Përderisa Thaçi mban në këmishë, inicialet H.Th, Veseli po mban inicialet e partisë që udhëheq, PDK.

Ky “look” i ri i Veselit u vërejt dje gjatë konferencës. Nga selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ai ka thënë se vendimi për dorëheqje i kryeministrit Ramush Haradinaj ishte personal dhe se për të nuk ishin njoftuar më herët.

“Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake”, ka deklaruar Veseli, të shtunën.

Ankesa e Veselit se Haradinaj nuk e konsultoi për dorëheqje vjen pasi kreu i Kuvendit i tha kryeministrit se po flet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si me Serbinë./Gazeta Express