Veshur me të brendshme e me krahë engjëlli, Kim ka një pyetje për fansat

Veshur me të brendshme e me krahë engjëlli, Kim ka një pyetje për fansat

Kim Kardashian është bërë nostalgjike për paraqitjen e saj në “Halloween” vitin e kaluar, ku ishte shfaqur super-provokuese.

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet në të brendshme, shkruan lajmi.net.

Fotoja ishte realizuar vitin e kaluar për festën e “Halloween”, ku bukuroshja ishte veshur sikurse modelet e “Victoria’s Secret”, me të brendshme e krahë engjëlli.

Përmes kësaj fotoje, Kim dha lajmin se nuk do të transmetohet “KUWTK” për këtë javë, ndërsa kërkon një sugjerim nga fansat.

“Nuk do të ketë episod të KUWTK sonte, por në episodat e javëve të ardhshme ju tregojmë fotosesionin e “Halloween” sikurse engjëj të “Victoria’s Secret”. Ndonjë sugjerim se çfarë mund të jemi këtë vit unë dhe motrat e mia”, shkruan ajo. /Lajmi.net/

TAGS