Vetë dorëzohet në polici i dyshuari kryesor për vrasjen e 34 vjeçarit në Prishtinë

Vrasja e 34 vjeçarit, Abid Jashari dje në Prishtinë, tronditi opinionin. Lidhur me këtë vrasje Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera.

Lexo po ashtu:

Policia ka bërë të ditur se që nga dje kanë bastisur gjashtë lokacione, dhe se sot rreth orës 07:00 është vetë dorëzuar në stacionin policor i dyshuari B.Sh 26 vjeç.

“Intensiteti i punës së hetuesve policor, të cilët që nga momenti kur ka ndodhur rasti kanë bastisur gjashtë lokacione për të lokalizuar/arrestuar të dyshuarin, si dhe thirrjet zyrtare nga ana e tyre, kanë bërë që sot rreth orës 07:00 i dyshuari kryesor për këtë rast : B. Sh mashkull 26 vjeç, të vetë dorëzohet në stacion policor. I njëjti ka dorëzuar edhe një armë zjarri (revole) e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, njofton policia.

Lexo po ashtu:

Po ashtu nga ana e policisë, është konfiskuar për ekzaminim edhe një veturë e tipit CITROEN.

Aktualisht hetuesit policor po kryejnë proceduarat e nevojshme policore, ndërkohë që personit të dyshuar, nga ana e prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

TAGS