Vetëm një thithje e cigareve elektrike e rrit rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse

Tash esht Koha

Cigaret elektrike shpeshherë vlerësohen si alternativë më e shëndetshme ndaj cigareve normale, gjë e cila i shpie njerëzit të varen nga kjo shprehi kur dëshirojnë ta ndalojnë konsumimin e duhanit.

Përderisa lënia e duhanit është e rekomandueshme nga të gjithë ekspertët shëndetësorë, duket se cigaret elektrike nuk janë aspak më të mira për shëndetin tuaj.

Në fakt, hulumtuesit thonë se vetëm një thithje e cigares elektrike i rrit mundësitë tuaja për të pësuar sulm në zemër.

Përderisa personat të cilët përdorin cigare elektrike janë më të prirë të heqin dorë nga duhani normal, ky hulumtim sugjeron se thjesht ata janë duke kaluar nga një shprehi e rrezikshme në një shprehi tjetër të rrezikshme. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS