“Vetëm triumfi në Ligën e Kampionëve mund ta shpëtojë Setien”

“Vetëm triumfi në Ligën e Kampionëve mund ta shpëtojë Setien”

Vetëm fitimi i Ligës së Kampionëve mund ta shpëtojë Quique Setien nga shkarkimi, ka deklaruar legjenda e Barcelonës, Rivaldo.

Katalanët të shtunën mbrëma rikthehen në aksion në Ligën e Kampionëve, dhe kanë nevojë për fitore për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me Napolin përballë tyre.

Barcelonën tutje e dërgon edhe një barazim 0-0, por, pas fushatës zhgënjyese në La Liga, Setien kërkon paraqitje solide të skuadrës së tij, si përgjigje ndaj kritikëve.

“Është vështirë të vish në mes të sezonit. Largimi i Ernesto Valverde ishte i vështirë për klubin dhe nuk është e lehtë për trajnerin”, ka deklaruar Rivaldo.

“Ata nuk janë duke luajtur futboll siç kanë luajtur. Mendoj se ata do të ndërrojnë trajnerin nëse nuk vazhdojnë tutje.