Vetmia edhe më e rrezikshme se mbipesha

Vetmia edhe më e rrezikshme se mbipesha

Padyshim se keni lexuar shumë artikuj që flasin për rrezikun e mbipeshës por edhe vetmisë, mirëpo një studim ka zbuluar se vetmia mund të jetë edhe më e rrezikshme sesa mbipesha.

Sipas ekspertëve, vetmia mund të rezultojë në 50% rritje të shanseve për vdekje të parakohshme, që është rrezik më i ulët krahasuar me 30% të rritjes së rrezikut për vdekje të parakohshme si rezultat i mbipeshws.

Pavarësisht avancimeve teknologjike që supozohet të na kenë lidhur më mirë me njëri-tjetrin, vetmia duket që veçse është rritur. Rreth 70% prej tyre besojnë se miqtë dhe familjarët do të befasoheshin nëse do ta zbulonin se ata ndihen të izoluar.

Një anketim i fundit i kryer nga ‘Granset’ ka zbuluar se 75% e popullsisë së vjetër në Mbretërinë e Bashkuar vuan nga vetmia. Shumica madje as nuk flasin për të, statistikat vetëm sa po e nxjerrin realitetin se Britania është shumë afër të bëhet shteti më i vetmuar në të gjithë Evropën.

Në Mbretërinë e Bashkuar, vetmia po njihet si epidemi dhe po i kushton shumë para Evropës. Rreth 26 milionë dollarë në vit shpenzohen vetëm për shkak të pushimeve mjekësore. Vetmia është shumë e dëmshme për një person, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Shumë dëshmi shkencore gjatë viteve të fundit kanë sugjeruar se personat e vetmuar kanë një sërë problemesh shëndetësore të cilat vetëm i nxisin ata drejt një vdekje të parakohshme.

TAGS