Në rrugën lokale në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, dje rreth orës 13 e 25 minuta, vetura e tipit “Golf” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 21- vjeçari B.I. nga fshati Bogovinë e Tetovës, ka aksidentuar këmbësorin 54-vjeçar G.R. nga fshati Vrapçisht, transmeton Gostivari Sot
“Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me të njëjtë veturë është dërguar në Spitalin e
përgjithshëm “Ferid Murad”, në Gostivar”, njoftuan nga Policia.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni Policor në Gostivar