Veturës i mungonte një rrotë, shoferi ‘nuk e dinte pse po ka vështirësi në ngasje’ (Video)

Veturës i mungonte një rrotë, shoferi ‘nuk e dinte pse po ka vështirësi në ngasje’ (Video)

Tom Davis ishte parkuar që të pushonte, në një pjesë të autostradës që lidh qytetet Preston dhe Blackpool në Angli, kur dëgjoi një zhurmë që sa vinte e shtohej.

Pranë tij kaloi një Vauchall Corsa, që i mungonte një rrotë, ndërsa lëvizte me rreth 60 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Nuk ka kaluar gjatë dhe kjo makinë është ndaluar nga policia, sepse lëvizte në trafik të hapur pa njërën prej kushteve themelore.

“Shumë njerëz e kishin raportuar këtë makinë, por shoferi që e ngiste, nuk dinte ku është shkaku që po ka problem në vozitje”, thuhet në raportin policor.

Në të njëjtin raport, thuhet se tash ai duhet të paraqitet para drejtësisë, ku e presin një numër akuzash. /Telegrafi/