Vidal u bë lojtar i Interit

Vidal u bë lojtar i Interit

Milano, 22 shtator 2020 (MEDIAL) – Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal është bërë lojtar i Interit, kumtoi Pres shërbimi i klubit nga Milano.

Kontrata me 33 vjeçarin kilian u nënshkrua për tre vjet, ndërsa shuma e transaksionit nuk u bë e ditur.

Vidal ka luajtur për Barcelona që nga viti 2018. Së bashku me ekipin katalunas u bë kampion i Spanjës dhe i Super Kupës së vendit. Sezonin e kaluar ai luajti 43 ndeshje për Barcelonën dhe shënoi tetë gola dhe tre asistime. bs/fab