[embedded content]
“Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor nuk janë bartës tëdestabilitetit drejt Evropës, por rajoni ynëështë rrugëtranzitepërmes së cilës kalojnë ekstremizmi, armët dhe lëndët narkotike”. – Kwshtu tha sekretari gjeneral i këshillit për bashkëpunim rajonal GoranSvillanoviq. Sipas tij, për të parandaluar kontrabandën e këtyre të këqijave drejt perëndimit, duhet koordinim më i madh mes shteteve të rajonit.
“Andaj dëshirojmë të jemi faktor i rritjes së stabilitetit në Evropë por është plotësisht e qartë se problemet nuk rrjedhin prej këtu, megjithatë kemi detyrë të parandalojmë proceset tranzite prandaj duam të realizojmë nivel më të lartë të stabilitetit nacional dhe të bashkëpunimit në këtë fushë”, deklaroi Goran Svillanoviq, Sekretar gjeneral i Këshillit për bashkëpunim rajonal.
Svillanoviq, i cili në Sarajevë drejton këshillin për bashkëpunim rajonal, gjithashtu përmendi edhe hapësirën kibernetike si rrezik i marr i radikalizmit, duke kërkuar që materiale të tilla të largohen nga interneti dhe të pamundësohet vendosja e serishme e tyre. Personat tashmë të ndikuar nga idetë radikale, sipas Ministrit të Brendshëm, OliverSpasovski, përveç deradikalizimit, duhet edhe të risocializohen.
“Për luftën kundër terrorizmit si e keqja më e madhe, është shumë e rëndësishme që të zhvillojmë programe jo vetëm për masat represive, por të krijojmë mundësi për t’u lidhur me komunitetin për zhvillim të programeve për parandalim për deradikalizimin e atyre që janë tëradikalizuar dhe marrin pjesë në aktivitete të këtilla dhe risocializmin e atyre që tashmë janë nëpër burgje të Maqedonisë dhe jashtë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Spasovski gjithashtu tha se parandalimi i terrorizmit dhe ekstremizmit mund të bëhet duke zbuluar dhe identifikuar faktorët që kontribuojnë në aktivitetet e dhunshme. E për ndërtimin e mekanizmave që do të luftonin këtë të keqe të përbashkët, përfaqësues të rajonit sot shkëmbyen përvojat dhe mendimet e tyrenën temën “Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
PËRGATITI: BESIR ARIFI
Data 25.04.2024
Aktuale
- Temperatura në minus! Moti nesër dhe ditët në vijim
- Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri
- Dashtevski: Në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë, nuk do përsëritet votimi
- Qoku: Mirënjohje për aktivistët që luftuan kundër bandave kriminale për të arritur një rezultat fantastik
- (VIDEO) Kampi politik shqiptar, VLEN akuzoi Frontin për “blerje të fitores”
- Një detaj që i lidh me Hanën, ja çfarë mban Mozzik dhe Getinjo në shtëpinë e tyre
- Toshkovski: Zgjedhjet përgjithësisht kaluan qetë, 12 raste të fotografimit të fletës së votimit
- ESHS: Paga mesatare për muajin shkurt ka shënuar rritje për 16.5 për qind