Partitë politike në mënyrë intensive shfrytëzojnë ditët e fundit të afatit për përzgjedhjen e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Në partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim, vërehet një zvarritje e këtij procesi dhe deri më tani janë zyrtarizuar vetëm kandidatët për kryetarë të 7 komunave.
Shumica prej tyre janë kryetar actual dhe ish funksionar të kësaj partie. Në Gostivar, Kërkandidatët për kryetarë të 7 komunave. Shumica prej tyre janë kryetar actual dhe ish funksionar të kësaj partie. Në Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Zhelinë, BDI do të garojë me kryetarët e deritanishëm, Nevzat Bejtën, Fatmir Deharin, Ruzhdi Latën dhe Fatmir Izairin.
Në Komunën e Sarajit, BDI do të kandidoj ish kryetarin e kësaj komune, Blerim Bexhetin, në Çair zëvendës ministrin aktual të arsimit Visar Ganiun dhe në Studeniçan ish deputetin Femi Jonuzin.
Lëvizja Besa ka kryer deri më tani pjesën më të madhe të punës dhe është partia e cila ka mbuluar me kandidatura më së shumti komuna nga partitë e tjera. Përgjegjësinë më të rëndë në këtë parti e kanë marë krerët partiak partiak të cilët do të jenë në ballë të betejave më të rëndësishme. Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami do të garoj në Komunën e Tetovës, ndërsa nënkryetari Zeqirija Ibrahimi në Komunën e Çairit.
Në Gostivar BESA garon me Asaf Ademin, në Dibër me Xhemail Çupin, Haraçinë Ali Ismailin, Bërvenicë, Selatin Jusufin. Kandidati i Lëvizjes Besa në Komunën e Likovës do të jetë Shaban Zendeli, në Studeniçan Rexhep Memedi, në Komunën e Bogovinës Minur Asani dhe në atë të Zhelinës Blerim Sejdiu.
Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur poashtu disa nga kandidatët për kryetarë komunash, por der më tani kanë zyrtarizuar vetëm katër prej tyre: Arben Taravarin në Gostivar, Adnan Neziri në Tetovë, Faruk Avdiu në Çair dhe Isen Shabani në Komunën e Vrapçisht. Partia Demokratike Shqiptare deri më tani ka publikuar vetëm dy kandidat, Bardhyl Destanin në Komunën e Likovës dhe Azem Sadikun i cili është edhe kryetar aktual në Komunën e Studeniçanit.
Afati përfundimtar për dorrëzimin e kandidaturave është 14 shtatori. Por disa nga partitë shqiptare kanë njoftuar se emrat e të gjithë kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 15 tetorit do ti zyrtarizojnë gjatë fundjavës.
Arben Zeqiri /SHENJA/
BDI dhe PDSH vështirësi në publikimin e… by tvshenjaofficial