VIDEO/ Djali iu vra afër shtëpisë, flet doktori i njohur në Vlorë: S’kishte konflikte, lëvizte i lirë. Ata janë e keqja e shoqërisë shqiptare, duan dënimin e merituar

VIDEO/ Djali iu vra afër shtëpisë, flet doktori i njohur në Vlorë: S’kishte konflikte, lëvizte i lirë. Ata janë e keqja e shoqërisë shqiptare, duan dënimin e merituar
Tash esht Koha

Edmond Breshanaj, doktori i Reanimacionit të Vlorës, djali i të cilit u vra në një atentat disa ditë më parë ka thyer heshtjen, ndërsa ka folur për herë të parë në lidhje me tragjedinë që goditi familjen e tij. Ai ka treguar për ‘News 24’ se kur ka ndodhur ngjarja ai kishte qenë në punë, ndërsa lajmin e hidhur ia kishte dhënë përmes telefonit bashkëshortja. Dr. Mondi siç e thërrasin të gjithë tha se ishte nisur menjëherë në drejtim të banesës së tij.



Babai i Kristjan Breshanaj është shprehur se i biri jetonte prej rreth një viti në Belgjikë te disa miq të tij që e kishin punësuar ndërsa pak ditë më parë ishte kthyer. Sipas doktorit, djali i tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë shqetësimi apo ti kishte treguar se ndihej i kërcënuar. Po ashtu mjeku theksoi se edhe kur ka jetuar në Belgjikë, Kristjani nuk i ka treguar kurrë se ndihej i shqetësuar apo i kërcënuar madje edhe në Shqipëri dilte lirshëm.

“Nuk ka pasur shqetësime. Ka qenë pa punë dhe e ndihmoja ekonomikisht. Ka qenë me miq e shok që e kanë ndihmuar”, tha Dr.Mondi. “Gruaja më njoftoi, shkova urgjent. Kishin dëgjuar 5 krisma. Fqinjët nuk kanë parë asgjë, vetëm kanë dëgjuar krismat”, tha ai.

Sipas tij, s’ka asnjë dyshim se kush janë autorët apo motivin ndërsa ia ka lënë në dorë drejtësisë që ta zbardhi ngjarjen. “Është e papritur për mua, ta shoh çfarë do bëjë policia e prokuroria. Kemi qenë familje e pastër. Djali lëvizte i lirshëm gjatë gjithë kohës. Celularin e ka marrë policia po nuk di gjë. S’kam çfarë mesazhi t’u jap. Unë nuk i jap mesazh kriminelëve. Unë iu kam shërbyer gjithë njerëzve”, tha i ati i viktimës. “Ata janë e keqja e shoqërisë shqiptare dhe duan të marrin dënimin e merituar”, thotë babai.

Kujtojmë se 25-vjeçar u vra gjatë natës, duke zbardhur e diela shumë pranë banesës së tij në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë, ndërkohë që makina e autorëve bashkë me një kallashnikov brenda, u dogjën rreth 5 km larg vendit të ngjarjes. Deri më tani nuk kemi asnjë të arrestuar lidhur me vrasjen e të riut. BW

Tash esht Koha