Para dhe përreth ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka prani të shtuar të forcave të policisë, pas protestës së paralajmëruar qëndrore, për sonte në Shkup, kundër referendumit.
Nga Të rinjë për Maqedoninë, të cilët paraqiten si organizatorë të protestës të cilët dërguan thirrje përmes rrjeteve sociale, informojnë: Web faqja zyrtare e Të rinjtë për Maqedoninë, është marrë nga një anëtarë I të Rinjtë për Maqedoni, i cili me vetiniciativë, pa u konsultuar me themeluesit dhe anëtarët e tjerë, ka vendosur që vetë të organizoj protestë më 27.09.2018, të enjten.
Për shkak të dyshimeve në lidhje me atë se kush qëndron pas kësaj ngjarje, si dhe cilat janë qëllimet e këtij organizimi, ne arritëm pas një kohe të gjatë të marrim nën kontroll web faqen tonë. U mbajt edhe konferencë për mediat, ku u distancuam nga çfarëdolloj lidhje me këtë ngjarje të 27.09.2018.
Nga protesta u distancua edhe zyrtarisht në faqen e facebookut të “Bojkotoj”. Bojkotoj distancohet nga protesta e caktuar për më 27 shtator. Protesta nuk është pjesë autentike e rrjetit. Faqet që e promovojnë dhe organizojnë protestën, janë të infiltruara.
Bojkotoj apelon deri te të gjithë qëllimmirët të mos marrin pjesë në të njëjtin, për shkak se ka informata kredibile dhe indikacione se protesta do të përdoret për parregullsi dhe për njollosjen e iniciativës #Bojkotoj. Ekipi i TV21 tashmë është në terren dhe për të gjithë detajet e tjera do të ju informojmë live.
[embedded content]
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani