VIDEO-INTERVISTA “Target”/ Arbër Ademi: Po bëjmë punë të mira, por asnjëherë nuk është boll

VIDEO-INTERVISTA “Target”/ Arbër Ademi: Po bëjmë punë të mira, por asnjëherë nuk është boll

Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili do të transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Ministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi.

Ademi në këtë intervistë thotë se në Ministrinë që ai e drejton janë shënuar të arrritura, duke numëruar rritjen e pagave të arsimtarëve dhe reformat e ndërmarra në vazhdimësi. Po ashtu ai thotë se në plan janë edhe aktivitete të tjera për përmirësimin e kushteve nëpër shkolla.

Gjithashtu Ademi sqaron se çka ka arritur Ministria Arsimit e Arsimit nën udhëheqjen e tij, flet për deklarimet e Biljana Vankovskës se a është ndërmarrë diçka, si dhe ekskluzivisht për “Target” deklarohet se a mund të ketë ndonjë trazirë eventuale brenda koalicionit qeveritar LSDM – BDI, e pse kjo Ministri ia mori kompetencat Komunës së Gostivarit për arsim, si dhe për shumë çështje të tjera të aktualitetit në vend.

Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë.