VIDEO-INTERVISTA “Target”/ Shqiprim Arifi: Lugina e Preshevës rrezikon të bëhet një Çamëri e dytë!

VIDEO-INTERVISTA “Target”/ Shqiprim Arifi: Lugina e Preshevës rrezikon të bëhet një Çamëri e dytë!

“Shkëmbimi i territoreve është në dëm të interesave kombëtare shhqiptare”

Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Kryetari i Alternativës për Ndryshim, njëherit edhe udhëheqësi i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Ne jemi vetëm pro ndryshimit të kufijve në drejtim të asaj që Lugina e Preshevës në tërërsi t’i bashkangjitet Republikës së Kosovës, por mos i jepet asgjë në këmbim Serbisë. Pra shkëmbim nuk ka, sepse besojmë që shkëmbimi i territoreve është në dëm të interesave kombëtare shhqiptare. Jemi pro bashkangjitjes me Kosovën por pa u parcializuar Lugina e Preshevës”, këtë e ka deklaruar mes tjerash e ka dekliar Shqiprim Arifi për emisionin “Target”. Duke shtuar se “neve na konslotojnë SHBA-ja dhe BE-ja, ndërsa vëllezërit shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë na harrojnë!”

Me Arifin kemi zhvilluar një bisedë mjaft me interes për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke vënë theks të veçantë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për sa i përket shkëmbit të territoreve.

Po ashtu Arifi ka drejtuar kritika ndaj institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për mos interesimin e tyre për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë: