Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Për Shqiptarët, Arben Taravari, do të flasim për punët dhe problematikat në Komunën e Gostivarit, akuzat e ndërsjellta me qeveritarët e BDI-së, si dhe për koalicionimet e mundshme mes partive shqiptare.
◾ A i ka realizuar premtimet Arben Taravari për Gostivarin?
◾ Pse gurorja e Çegranit u shndërrua në “moll sherri” për atë dhe funksionarët e BDI-së?
◾ Duke e kritikuar ashpër BDI-në Taravari a përfiton politikisht?
◾ Pse i quan kukulla dhe “kinder” minsitrat e BDI-së?
◾ Me cilën parti shqiptare do bashkëpunojë ASH për zgjedhjet parlamenetare?
◾ Tema a bashkëpunimit mes partive shqiptare a forcohet nga Ali Ahmeti, për t’i ikur dështimeve të tij? A ekziston “Kali i Trojës” tek ndonjë parti shqiptare si në të kaluarën?
◾ Po me VMRO-DPMNE a mund të shkojë bashkërisht në zgjedhje parlamentare ASH-ja?
◾ A dallon kjo VMRO me atë të Nikolla Gruevskit sipas Taravarit?
◾ A e koordinoi Ali Ahmeti tentim vrasjen e Ziadin Selës?
Për këto dhe shumë të tjera flet ekskluzivish për emisionin “Target” në #Almakos, Arben Taravari. Intervistën e plotë shikojeni më poshtë: