VIDEO INTERVISTË/ Fejzi Hajdari: Pa u krijuar në burgun e Shutkës koalicioni VMRO-BDI, në Maqedoni nuk mund të ketë qetësi

VIDEO INTERVISTË/ Fejzi Hajdari: Pa u krijuar në burgun e Shutkës koalicioni VMRO-BDI, në Maqedoni nuk mund të ketë qetësi

Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është analisti i njohur shqiptar, Fejzi Hajdari.

Ai çdoherë është kritik ndaj pushteteve dhe i pakompromis kur bëhet fjalë për të thënë të vërtetat lidhur me padrejtësitë që ju bëhen shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Në periudha të ndryshme pushtetet kanë dashur ta shtypin zërin kritik të tij, së bashku me “Gazetën Lajm” shkaku i qëndrimeve parimore, por nuk ia kanë arritur. Me Hajdarin do të flasim se si edhe përkundër presioneve të shumta ndër vite nga politikanë të caktuar ai ka arritur të “mbijetojë”, për PSP-në, zgjedhjet presidenciale, akutalitetin politik dhe për çështje tjera të rëndësishme.

◾ Si ka arritur të qëndroj në këmbë edhe përskaj trysnive të shumta të pushteteve ndër vite, që i janë bërë atij dhe Gazetës Lajm?

◾ A e dërgon ende nëpër gjykata BDI-ja?

◾ Në Maqedoninë e Veriut në këtë periudhë kanë ndodhur shumë ndryshime, madje edhe kushtetuese siç është ndryshimi i emrit, a po ecë më në fund vendi në drejtimin e duhur?

◾ A duhej të bëhej amnestimi i deputetëve të VMRO – DPMNE-së për të arritur numrat e nevojshëm për ndryshime kushtetuese?

◾ Si e sheh Fejzi Hajdari rolin e partive shqiptare gjatë kësaj periudhe, qofshin ato në pozitë apo opozitë?

◾ PSP merr në pyetje funskionarë të lartë të VMRO-së ndërsa ata të BDI-së sikur “amnestohen”?

◾ Hapësi i dyerve më 27 Prillin e përgjkshëm deputeti i VMRO – DPMNE, Mukovski u lirua, ndërsa Abdulfetai u gjykua?

◾ Çka mendon për kandidatin presidencial shqiptar Hajdari?

Për këto dhe shumë të tjera flet për emisionin “Target” në #Almakos, analisti i njohur shqiptar, Fejzi Hajdari.