VIDEO INTERVISTË| Robert Nesimi: Votuesit e Blerim Rekës asnjëherë nuk e votojnë Gordana Siljanovskën

VIDEO INTERVISTË| Robert Nesimi: Votuesit e Blerim Rekës asnjëherë nuk e votojnë Gordana Siljanovskën

Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti i ftuar është eksperti i statistikave zgjedhore, Robert Nesimi. Me të kryesisht flasim se cili ishte mesazhi i votuesve shqiptarë në raundin e parë presidencial, por edhe për parashikimet e tij se çka pritet të ndodh në raundin e dytë presidencial këtë të diel pra më 5 Maj.

◾ Kush do i fitojë zgjedhjet presidenciale të dielën Stevo Pendarovski apo Gordana Siljanovska?
◾ Pse ishte dalja aq e ulët e votuesve në raudnin e parë presidencial?
◾ Pse fitorja e Stevo Pendarovskit kundrejt Siljanovska – Davkova ishte jo bindëse?
◾ Cili ishte mesazhi i votuesve shqiptar?
◾ A mund BDI-ja të “luaj lojën e bojkotit” që të zgjidhet Talata Xhaferi President?
◾ Cila parti shqiptare e pushtetit e tregoi veten dhe kush dështoi në raundin e parë zgjedhor presidnencial; BDI-ja, PDSH-ja apo Alternativa?
◾ Ku do shkojnë votata shqiptare më 5 Maj?

Për këto dhe shumë të tjera flet për emsionin “Target” në #Almakos, Robert Nesimi. Shkaku i heshtjes parazgjedhore presidenciale, këtë radhë në vend se të hënën si zakonisht, ky emision transmetohet sot në #Almakos. Intervistën e plotë shikojeni më poshtë.