VIDEO INTERVISTË| Stevo Pendarovski ekskluzivisht për “Target” flet për planet e tij si President

VIDEO INTERVISTË| Stevo Pendarovski ekskluzivisht për “Target” flet për planet e tij si President

Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është kandidati për kryetar shteti në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski.

Pendarovski në këtë intervistë flet për fushatën zgjedhore si dhe planet e tij në përgjithësi se çfarë do të bëj nëse zjidhet President. “Do të udhëheq politika që do të janë të dobishme për secilin qytetar potencial edhe në afat të shkurtër edhe në afat të gjatë. Nuk e kam në plan, si deri më tani, që t`i ndaj qytetarët në shqiptar, maqedonas, të gjithë për mua do të jenë të njejtë. Të gjithë për mua kanë qenë dhe do të ngelin njerëz“, – thotë mes tjerash Pendarovski në këtë intervistë për “Target”.

◾ Pse vendosi të kandidoj për së dyti herë për president?
◾ Si e vlerëson veten Stevo Pendarovski, a është “president konsensual”?
◾ Pse duhet shqiptarët ta votojnë Pendarovskin që në rrethin e parë?
◾ A i shkon në favor kandidati shqiptar VMRO – DPMNE-së?
◾ Çka thotë ai për videot e shkurtëra që i publikohen së fundmi nga kundërshtarët politik?

Për këto dhe shumë çështje të tjera flet ekskluzivisht për emisionin “Target” në #Almakos, kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski.