[embedded content]
Zhvillimet pas referendumit kanë nxjerrë në sipërfaqe idenë për zgjedhjetë parakohshme. Deputetët e shumicës parlamente dhe një pjesë e opozitës, tani për tani nuk mbështesin këtë ide, pasi siç thonë duan zgjidhje brenda kuvendit. Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa, tha se zgjedhjet e parakohshme eventuale, nuk do të ofrojnë ndonjë zgjidhje për dalje nga kriza politike.
“Ne si subjekt politik vlerësojmë se duhet të gjendjet një zgjidhje brenda institucioneve dhe nuk janë përherë në këtë rast zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje të situatës dhe krizës politike që është paraqitur. Nëse edhe zgjedhjet e parakohshme organizohen, a do të prodhojnë numra në kuvend me të cilët mund të ndryshohen ndryshimet kushtetues?Askush nuk mund të garantoj se mund të arrihet një censuz” deklaroi Fadil Zendeli nga radhët e Lëvizjes BESA.
Edhe BDI mbetet e përkushtuar në njëzgjidhje brenda kuvendit.
“Bashkimi Demokratik për Integrim, unë si deputet vlerësoi që deputet e opozitës duhet të u qëndrojnë stoikisht premtimeve të tyre zgjedhor të 2016-tës. Të përfshihen në programin e tyre që do ta integronin Maqedoninë në NATO dhe BE, duke e zgjidhur çështjen emrit dhe të bashkëngjiten neve si shumicë parlamentare në kuvend, për t’i nisur ndryshimet kushtetuese dhe për t’i përmbyllur ato me kohë” deklaroi Artan Grubi nga radhët e BDI-së.
Deputeti i koalicionit të shumicës parlamentare nga partia rome Samka Ibraimovski,thotë se procesi duhet të vazhdohet në kuvend.
“Unë jam për zgjidhje të problemit në Kuvendit dhe do mbledhim fuqitë që t’i bindim kolegët tanë të cilët janë për ardhmëri evropiane” deklaroi Samka Ibrahimovski, deputet nga radhët e koalicionit parlamentar.
Ndërkaq, VMRO-DPMNE është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ka kushte.Nga kjo parti thonë se asnjë deputet i tyre, nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese.
Përgatiti: Zimer Jashari
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero