VIDEO/ Kriza e thellë politike në Tiranë: Flasin ekskluzivisht për ‘Target’ politikanë të rëndësishëm dhe gazetarë

VIDEO/ Kriza e thellë politike në Tiranë: Flasin ekskluzivisht për ‘Target’ politikanë të rëndësishëm dhe gazetarë

Tirana aktualisht po e përjeton një krizë të thellë politike. Opozita në krye me PD-në e Lulzim Bashës ka djegur mandatet e deputetëve dhe po realizon protesta të shpeshta me anë të cilave po kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, Qeveria e Edi Ramës thotë se këto janë protesta politike dhe jo të popullit, pasi sipas tyre gjendja sociale dhe ekononime është stabile.

Për këtë shkak ekipi i emisionit “Target” nga Emad Mehmeti, që transmetohet në Almakos ka qëndruar në Tiranë, ku ka realizuar intervista ekskluzive me politikanë shumë të rëndësishëm të pozitës dhe opozitës, po ashtu edhe me analistë, për të vetmin qëllim që pasqyrimi i situatës në Tiranë të jetë sa më i qartë për ju.

Por nuk jemi ndalur vetëm te kriza në Tiranë, me akterët e rëndësishëm politikë dhe analistët kemi folur dhe për situatën në Kosovë dhe Maqedoni.

Këto video – intervista mund ti ndiqni më poshtë: