VIDEO/ Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zegjedhjeve: Nëse BESA koalicionon me LSDM-në, komisionerët dhe buxheti për reklama i takojnë Aleancës për Shqiptarët

VIDEO/ Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zegjedhjeve: Nëse BESA koalicionon me LSDM-në, komisionerët dhe buxheti për reklama i takojnë Aleancës për Shqiptarët

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, në emisionin e sontëm “Studio e Hapur” tha se nëse Lëvizja BESA vendos të koalicionojë me LSDM-në, atëherë të gjitha të drejtat si party e dytë opozitare nga zgjedhjet e kaluara do t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët.

Sipas Derkoskit, në një situatë të këtillë, Aleancës do t’i takojnë anëtarët e komisioneve komunale dhe këshillave zgjedhor të cilët deri më tani i kanë takuar Lëvizjes BESA, hapsira e kësaj partie në media për reklamim parazgjedhor si dhe buxheti që e ndan KSHZ për fushatën mediatike të partive./tvShenja