Bota sot po e shënon Ditën Ndërkombëtare për luftën kundër keqpërdorimit të punës së fëmijëve. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në botë, 152 milion fëmijë në vend që të shkojnë në shkollë janë të detyruar që të shkojnë në punë.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlmakos1%2Fvideos%2F2209890749051765%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>
Sipas Dragi Zmijanac, drejtor i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi, në Maqedoni nuk ka të dhëna zyrtare për fëmijët që janë viktimë e keqpërdorimit të prindërve e që detyrohen të punojnë.
“ Në Maqedoni nuk ka të dhëna zyrtare, edhe pse ne dalim shumë shpesh me të dhënat se 18.500 fëmijë që nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor, janë fëmijë që janë viktima e keqpërdorimit të punës së fëmijëve”, tha Zmijanac.
Megjashi vazhdimisht i shënon nevojat e fëmijëve, përgatit raporte dhe i dërgon deri te komiteti për të drejtat e fëmijëve. Por, pastaj shteti është përgjegjës për ta zgjidhur këtë problem. Dhe vetëm ai, e askush tjetër nuk mund që të ndihmoje, tha Zmijanac.
“Problemi është se shteti nuk i respekton edhe ato rekomandime, nuk i dënon mos plotësimin e rekomandimeve dhe ne nuk kemi mekanizma se si ta dënojmë shtetin që ka nënshkruar konventën e ratifikuar për të drejtat e fëmijëve”.
Sipas Megjashi për çdo ditë nga 2.000 fëmijë janë të detyruar që të dalin në rrugë dhe të lypin dhe aq janë pa çertifikatat e lindjes. Zgjidhja e vetme sipas Zmijanac, është që fëmijët të vendosen në sistem dhe me kohë të përfshihen në proceset arsimore.
“Fëmijët dhe prindërit po përballen jo vetëm me varfërinë, por edhe me analfabetizmin, gjegjësisht nuk përfshihen me kohë në shkollë dhe pastaj janë viktimë e keqpërdorimit të punës së fëmijëve me detyrim nga ana e vet prindërve dhe nga ana e grupeve të organizuara”.
Në kohë të fundit në sos telefonin e Megjashi, prindërit më së shumti paraqiten për varfërinë e fëmijëve, procedurat e ndarjes martesore si dhe dhunës në mes gjeneratave në shkolla.
Husamedin Gina/Almakos/