VIDEO/ Norvegjezi djeg Kur’anin në mes të sheshit, sulmohet nga disa të rinj

VIDEO/ Norvegjezi djeg Kur’anin në mes të sheshit, sulmohet nga disa të rinj

Kreu i grupit ekstremist ‘Stop Islamization of Norway’ (SIAN), Lars Thorsen, duke djegur librin e shenjte te Kur’anit

Gjatë një proteste anti-islame nga një grup ekstremistësh anti-islamik (SIAN) në Norvegji, protesta ka degjeneruar deri në pikën kur iu vendos zjarri një kopjeje Kur’ani, librit të shenjtë të myslimanëve në mbarë botën.

Kreu i grupit ekstremist ‘Stop Islamization of Norway’ (SIAN), Lars Thorsen, dogji librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin gjatë një proteste anit-islame në qytetin e Kristiansandit, transmeton newsbomb.

Thorsen kundërshtoi kështu një urdhër policie i cili ishte kundër djegies së librit të shenjtë, duke shkaktuar kështu reagime të ashpra nga komuniteti islam norvegjez.

Protesta ndërkohë ishte aprovuar nga autoritetet lokale, por policia kishte paralajmëruar SIAN kundër shkatërrimit të Kur’anit, pasi grupi tha se planifikonte ta bënte këtë veprim.