Video prekëse: Kujdes si silleni me njerëzit që takoni, nuk e dini me çfarë sfide po përballen ata!

Në ditët e sotme të jesh njerëzor është me e nevojshme se çdo gjë tjetër.

Secili prej nesh përballet me situata të ndryshme në jetë, por shpesh herë kur jemi përballë me dikë harrojmë mundësinë se nëpër çfarë mund të jetë duke kaluar tjetri.

Një mesazh shumë prekës është shfaqur edhe përmes një video në internet, me një situatë që përballet dikush.

Teksa burri po voziste veturën dhe po kërkonte për një parking, që të ketë mundësi të arrijë në dhomën e spitalit ku edhe kishte djalin, askush nga të pranishmit në këtë vend-parking nuk u tregua ‘njerëzor’ për t’i dhënë hapësirë atij që të zinte një vend.

Pavarësisht s ai u thoshte se është urgjente dhe i duhej të hynte brenda, të tjerët qeshnin dhe nuk merreshin fare me kërkesën e tij.

Në momentin kur i njëjti arrij në spital, doktori i jep lajmin se djali i tij veçse ndërroi jetë, transmeton Indeksonline.

Në të njëjtin vend janë edhe çifti të cilëve u kërkoi t’ia lironin parkingun dhe aty kuptojnë se pse ai këmbëngulte të kërkonte një gjë të tillë.

Kjo video e realizuar në mënyrë shumë të mirë, tregon se asnjëherë nuk duhet të jemi egoist me asnjë njeri apo situatë, sepse ne nuk e dimë me çfarë saktësisht ata po përballen.

Mbani mend që të jeni të kujdesshëm dhe të sjellshëm me secilin njeri që takoni, sepse ju nuk keni njohur për  sfidat me të cilat përballet personi në fjalë.

TAGS