(VIDEO) Publikohet “bombë” e re, “BDI e interesuar të shpëtojë nga rastet e PSP-së”

(VIDEO) Publikohet “bombë” e re, “BDI e interesuar të shpëtojë nga rastet e PSP-së”

Një tjetër bombë është shfaqur sot, ku flitet se si BDI është e interesuar të shpëtojë nga rastet e Prokurorisë Speciale Publike me protagonist sërish liderin Zoran Zaev që ka të bëjë me prapaskenën e lojës ku Oliveri, Katica dhe Radmilla dinin për ndërprerjen e lëndëve të PSP-së.
Në bisedë e sipër, Zaev thotë se “loja e prapaskenës ” është bërë me dijeninë e “Oliver, Radmila, Katica”, të cilët ishin të informuar për gjithçka. “Ajo e di se çfarë duhet të bëjë”, tha Zaev dhe kjo replikë ndoshta i referohet Katica Janevës, raporton TetovaSot.

Aty tregohet se si do të kalojnë zgjidhjet e reja në parlament, duke thënë se deputetët janë “të lidhur”. Aty bisedohet se si do të bie edhe lënda kundër kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për rastin Regjistrimi.