Qeveria ka standarde të dyfishta ndaj komunave varësisht se silës parti i përket kryetari i komunës. Për çështje shumë të parëndësishme, siç janë shkarkimi i drejtorëve të shkollave fillore në Gostivar apo Zhelinë, pati vendusur për marrjen e kompetencave këtzre komunave në sferën e arsimit, nga ana tjetër toleron kaosin urbanistik në komunën e Çairit në Shkup.
Ministri Transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski thotë se është i pafuqishëm të pengojë kaosin në Çair duke u arsyetuar se nuk ka kompetenca.
Kjo është punë e inspektoriatit të ndërtimit, në komunën e Çairit nuk mundet ministria të hyjë në ingirencat e komunës, nuk kemi se si. Domethën patjetër duhet të veproj inspektoriati, ka thënë Sugarevski. Por, Sugarevski nuk thotë se pse deri tani nuk ka kërkuar nga qeveria të marrë kompetencat komunës Çair për shkak të pafuqisë për të penguar ndërtimet paleje në territorin e saj, thotë Sugarevski.
Zëdhënësi i Çairit, Kushtrim Alla thotë se komuna në bazë të vendimeve të Komisionit për legalizim ka ndërmarrë masa për rrënimin e ndërtimeve pa leje.
“Në këtë moment, nga ana e trupit udhëheqës në Komunën e Çairit janë duke u ndërmarrë aksione përkatëse dhe ligjore për ndërprerjen e zgjerimit urbanistik. Në disa raste, Inspektorati komunal ka reaguar për të ndaluar tentim uzurpimin dhe të zbatojë rrënimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në disa vende në territorin e saj, për të cilën paraprakisht në faqen zyrtare janë informuar qytetarët e Çairit’’, thotë zëdhënësi Alla.
Anëtarë të Shoqatës së arkitektëve të qytetit të Shkupit, për Almakos, theksojnë se komuna e Çairit nuk ka as vullnet e as dije për të penguar kasonin urbanistik. Ata akuzojnë komunën se legalizon të gjitha ndërtimet e egëra edhe pse legelazimi i tyre nuk është në interes të qytetarëve.
‘’Në Çair veturat parkohen në trotuare, kurse këmbësorët lëvizin rrugëve duke rrezikuar edhe jetët e tyre. Përveç zgjerimit pa kriter të terasave të ndërtesave, gjithçka tjetër ndërtohet në mënyrë të egër”, akuzojnë nga Shoqata e arkitektëve.
Inspektoriati shtetëror për ndërtim, ka heshtur me javë të tëra për kaosin urbanistik në Çair edhe pse Alamkos ka kërkuar prononcim.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në emisionin Klik Plus në TV 21, ka thënë se nuk e di se sa ndërtime pa leje ka në komunë, duke u arsyetuar se ato I ka të trashiguara nga ish drejtuesit e komunës.
“Të gjitha këto ndërtime unë i kam të trashiguara. Nuk e di nëse janë me leje do të duhet të marr nga sektori i urbanizmit”, ka thënë Ganiu.
Sipas të dhënave në Wikipedia, dendësia e popullsisë në Komunën e Çairit është 18.400 banorë në një kilometër në katrorë, e cila thuhet se është më e madhe në Evropë. Kur kësaj i shtohet edhe kaosi urbanistik, Çairi, i cili për tre mandate është drejtuar nga një kuadër i BDI-së, shndrohet në një geto aziatike dhe nuk i përngjanë në komune urbane të kryeqytetit.
Husametin Gina/ Arbnora Memeti
Almakos.com