Video/ Rama: Ja si të merrni leje për në plazh

Video/ Rama: Ja si të merrni leje për në plazh

Edi Rama ka shpjeguar ditën e sotme sesi duhet të merret leja për në plazh. Kujtojmë se tek e-Albania duhet të marrin leje subjektet akomoduese, apo shërbimi



Statusi i Ramës

Në e-Albania https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni

Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!

Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!

Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik