Video/ “Sanremo 2020”, del në skenë për të performuar por bie nga shkallët, ja për kë bëhet fjalë

Video/ “Sanremo 2020”, del në skenë për të performuar por bie nga shkallët, ja për kë bëhet fjalë

Festivali i 70-të i Sanremos,i cili është eventi më i rëndësishëm muzikor në Itali, në mbrëmjen e katërt, kishte disa ngjarje interesante. Përpos performancës së Dua Lipës dhe përjashtimit të dyshes Morgan dhe Bugo, një tjetër moment po bën xhiron e rrjetit.





Ghali, një nga të ftuarit e nderit në natën e katërt të edicionit të 70-të të Sanremos, ka hyrë në skenë duke trembur të gjithë publikun e Ariston.

Reperi italo-tunizian e ka bërë publikun e sallës dhe atë që po e ndiqte në televizion të besojë që ai ra nga shkallët,por ai që bie në fakt nuk është Ghali, por një tjetër performues me maskën dhe veshjen e këngëtarit.

Një gjetje të cilin reperi e kishte njoftuar edhe më parë në rrjetet sociale përpara se të performonte.

TAGS