VIDEO/ Sekuestrohen mbi 230 kg heroinë në Turqinë lindore

VIDEO/ Sekuestrohen mbi 230 kg heroinë në Turqinë lindore

Zyrtarët turq të doganave konfiskuan mbi 230 kilogramë heroinë në pjesën lindore kufitare të vendit, bëri të ditur Ministria e Tregtisë e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, ministria tha se doganierët, të mbështetur nga qentë nuhatës, në zonën doganore Gurbulak në provincën Agri zbuluan sasinë e madhe të drogës, të mbështjellë në 228 pako brenda një rimorkio kamioni që vinte nga Irani.

Ndaras, skuadrat e xhandarmërisë sekuestruan dy kilogramë heroinë në rrethin Saray të provincës lindore Van, si pjesë e një operacioni antidrogë.

Në një operacion tjetër antidrogë në provincën jugore të Adanës, rreth 31 rrënjë kanabis sativa, droga më e paligjshme që konsumohet shpesh në të gjithë botën, u sekuastruan në një kopsht frutash pasi u identifikuan nga dronët.