VIDEO/ Turqia nis ofensivën tokësore në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”

VIDEO/ Turqia nis ofensivën tokësore në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”

Në kuadër të operacionit antiterrorist “Burimi i Paqes” i cili filloi sot në veri të Sirisë, ushtria turke ka nisur ofensivën tokësore në lindje të Lumit Eufrat, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

“Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane nisën ofensivën tokësore në lindje të Eufratit në kuadër të operacionit ‘Burimi i Paqes'”, thuhet në njoftimin e ministrisë në rrjetin social Twitter.

Turqia sot nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.