Video/ “Uh, oh”/ Zyrtarja thotë se ka patur ethe, reagimi i Trump-it është i menjëhershëm!

Video/ “Uh, oh”/ Zyrtarja thotë se ka patur ethe, reagimi i Trump-it është i menjëhershëm!

Makthi “Covid-19” na ka përfshirë të gjithëve.

Momentalisht, është bërë viral reagimi i Presidentit Donald Trump, gjatë një konference për shtyp, kur një nga zyrtaret tha se ka pasur ethe. E gjitha ndodhi kështu; zyrtarët e lartë amerikanë po flisnin rreth masave ndaj koronavirusit dhe në një moment fjalën e mori Dr. Deborah Birx.

Koordinatorja e grupit të punës për koronavirus të Shtëpisë së Bardhë zbuloi se ishte për virusin gjatë fundjavës, pasi kishte patur ethe, çka solli distancimin e menjëhershëm të Trump-it prej saj.

Dr. Deborah Birx, e cila është ndër zyrtaret që udhëheqin ekipin e administratës ndaj virusit tha se është e rëndësishme për amerikanët të marrin përgjegjësinë personale dhe të veprojnë sikur ata të kenë patur kontakte me virusin dhe të izolohen kështu, për të shmangur përhapjen e tij.

Pastaj ajo tregoi se kishte ndërmarrë masa të tilla masive gjatë fundjavës.

“Të shtunën kisha ethe të shkallës së ulët”, tha Birx.

 “Uh-oh”, reagoi Trump, duke u larguar nga Birx.